Dita e sotme fillon me mot të butë mirëpo orëve të pasdites do të fillojë të fryjë erë jugperëndimore, e priten edhe reshje shiu, që do të përfshijnë gjithë vendin deri në mbrëmje.

Me kalimin e frontit të ftohtë era do të ndryshojë drejtimin nga krahu verior, ndërsa reshjet e shiut do të shndërrohen në reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë, e vende-vende deri të enjten në mëngjes.

Për shkak të diferencave të mëdha barike, të martën mbrëma dhe të mërkurën priten edhe erëra të fuqishme me hove deri në 20m/s.

Erërat dhe reshjet që priten këtyre ditëve do të shpërndajnë ndotësit, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare.


Loading...


2002-2019

Flash Lajme

Më të lexuarat