Moisiu i uroi Kurtit punë të mbarë në qeverisjen e vendit

Moisiu i uroi Kurtit punë të mbarë në qeverisjen e vendit

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, sot ka pritur në takim ish-Presidentin e Shqipërisë, Alfred Moisiu.

Moisiu i uroi Kryeministrit Kurti punë të mbarë në qeverisjen e vendit. Ai shprehu kënaqësinë për arritjen e marrëveshjes së koalicionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës, si një vlerë e re në fushën e politikës shqiptare. Ai nënvizoi se sfidat do të jenë të shumta dhe se terreni i vështirë kërkon ndershmëri dhe aftësi.

Kurti shprehu, nga ana e tij, mirënjohjen për Moisiu, për pjesëmarrjen e ish-presidentëve në tryezat ndërkombëtare si dhe për rolin e tyre në të ardhmen./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat