"Mërgata jonë angazhimin e saj në luftë e ka vazhduar edhe në paqe"

“Mërgata jonë angazhimin e saj në luftë e ka vazhduar edhe në paqe”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Bordin e GERMIN-it, i prirë nga Mark Kosmo, Anila Hyka Smørgrav, Gasper Sopi, Avni Mustafaj, Hilmi Gashi, Gazmend Salihu, Liza Gashi, Lirim Krasniqi, Sihana Bejtullahu e Blerina Xhemajli, e ku i pranishëm ishte edhe ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka.

Në këtë takim u diskutua për rolin e GERMIN-it në Mërgatën tonë e cila është e madhe në numër.

“Angazhimi profesional i shqiptarëve në Mërgatë dhe kthimi i trurit në vend është prioritet i kësaj qeverie dhe sigurisht që e mirëpresim kontributin e GERMIN-it. Mërgata jonë angazhimin e saj në luftë e ka vazhduar edhe në paqe. Borxhi ynë ndaj saj është i madh, prandaj lidhja me njëri-tjetrin që mund të ua bëjmë shqiptarëve atje do të ndihmonte në organizimin më të mirë e në shtimin e kapaciteteve tona”, thuhet në komunikatën nga zyra e Kryeministrit.​/21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat