Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, theksoi se në rast nevoje, institucionet duhet të jenë të gatshme që menjëherë të shpallin Gjendjen e Jashtëzakonshme për pandeminë.

Ai ka shprehur ngushëllime ndaj familjes së viktimës së parë në Kosovë. Thaçi tha se qytetarët duhet të zbatojnë masat e vendosura dhe të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të mos përhapet virusi.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët, duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi. Institucionet e shtetit duhet të jenë të gatshme, që në rast nevoje të shpallet menjëherë Gjendja e Jashtëzakonshme. Duke punuar së bashku do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë”, tha ai.

Më të lexuarat