Kryeministri në detyrë Albin Kurti, pas mocionit ndaj tij ka shkarkuar nga posti i zëvendëskryeministrit në detyrë​ të LDK-së Avdullah Hotin.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë vendim për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, z.

Avdullah Hoti”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin u rrëzua sot nga një mocion i mosbesimit i iniciuar nga partneri qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës. Mocioni u votua me 82 vota për, 32 kundër, dhe 1 abstenim.117 deputetë ishin të pranishëm në sallë.

Flash Lajme

Më të lexuarat