Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me krerët e partive politike, shtoi se të gjitha veprimet e mëtutjeshme, do të jenë transparente dhe në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat e më hershme.

“Sot si president i vendit duke respektuar Kushtetutën, ligjet, mandatin tim si president pas mocionit më 25 mars jam i detyruar të fillojë konsultat me partitë politike dhe liderët për hapat e mëtutjeshëm të funksionimit të institucioneve apo themelimit të Qeverisë së re”.

“Respektimi i plotë i legjitimiteti të qytetarit duke marrë parasysh edhe shkarkimin e Qeverisë. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarr si president pas konsultimeve do të jenë transparente në përputhshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat e mëhershme të deklaruara sipas vullnetit të partive. Do të jetë proces kushtetues, i konsultuar dhe ligjor ju do të njoftoheni me të gjitha”, theksoi presidenti i Kosovës.

Ai njoftoi se nesër do t’i takojë kryetarin e AAK Haradinaj, Nismës Fatmir Limaj dhe liderët e minoriteteve në mënyrë qe të krijoj një baze të opinioneve apo të formësojë veprimet e mëtutjeshme që duhet të ndërmarrë pas mocionit me 25 mars.

Flash Lajme

Më të lexuarat