Shkrimtari dhe publicisti Veton Surroi, ka thënë se politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit.Katër prej pesë shteteve anëtare të Quintit kanë përshëndetur veprimet e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës.

Politika e Kosovës nuk bën të polarizohet duke kërkuar të marrë anë në ndasitë e shteteve të Quintit. Vendi nuk do të përfitojë gjë me manovra politike që lozin në letrën e përçarjes së Perëndimit. Liria e pavarësia e vendit janë produkt i unitetit Transantlantik e jo i ndasive. Sfidat e ardhshme të Kosovës do të jenë të përballueshme kur pesë prej pesë vendeve të kenë qëndrimin e përbashkët ndaj ardhmërisë euro-atlantike të këtij vendi”, ka shkruar Surroi.

Flash Lajme

Më të lexuarat