Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se nisma e presidentit për t’i hapur rrugë një qeverie të re pa zgjedhje të reja, nuk do të kalojë.
Sot, presidenti i vendit Hashim Thaçi, i ka nisur letër Lëvizjes Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të kaluara, që të propozojë kandidat të ri për formimin e Qeverisë.


Mirëpo në VV e kundërshtojnë tash e sa kohë këtë plan, duke thënë se duhet të caktohen zgjedhjet menjëherë pas përfundimit të pandemisë.
“Nga PAN-i te PLAN-i. Grabitje e pushtetit në kundërshtim me Kushtetutën, e pastaj legalizim i veprimit antikushtetues përmes ndërrimit të Kushtetutës. #nukkalon”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në Facebook.

Flash Lajme

Më të lexuarat