Më shumë se 44 mijë pacientë në gjendje kritike

Më shumë se 44 mijë pacientë në gjendje kritike

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në mbarë botën deri më tani ka shkuar në mbi 64 mijë njerëz.

Mbi 1.2 milion persona në botë janë të infektuar, kurse më shumë se 246 mijë prej tyre tashmë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet, shkruan rtv21.tv.

ShBA është vendi i cila ka më së shumti të prekur nga ky virus me 311 mijë e 637 raste dhe 8 mijë e 454 të vdekur. Ndërsa, Italia prinë me mbi 15 mijë të vdekur, pastaj Spanja me 11 mijë e 947.

Aktualisht, të infektuar nga koronavirusi vazhdojnë të jenë 891 mijë e 629 persona. Ku prej tyre 44 mijë e 95 janë në gjendje kritike.

Ndërsa, në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 140 raste të prekur nga Covid-19, me 23 të shëruar dhe një të vdekur./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat