Kosnett:"Më gëzon fakti që po bashkëpunoni në luftën kundër COVID-19"

Kosnett:”Më gëzon fakti që po bashkëpunoni në luftën kundër COVID-19″

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnett, i ka shkuar sot një letër ministrit të shëndetësisë, dr.Arben Vitia ku shkruan:


“I nderuari ministër Vitia,
Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të sinqertë për përpjekjet e juaja që po i bëni për ta ngritur bashkëpunimin në sigurimin e kujdesit të nevojshëm mjekësor në këto çaste për qytetarët e Kosovës.
Ambasadori Kosnett në letrën e tij dërguar ministrit kosovar dr.Vitia, ka thënë se e çmon konferencën e përbashkët me ministrin Jeftiq lidhur me pandeminë me COVID-19.
“Profesionalizmi i juaj dhe mesazhi gjithëpërfshirës ka dërguar një sinjal për të gjithë qytetarët r Kosovës se ju jeni duke punuar për shtetin në mposhtjen e këtij virusi”, shkruan ambasadori amerikan Kosnett.
“Jam shumë optimist se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për gjithë qeverinë dhe institucionet e saja si dhe komuniteteve të Kosovës”, shkruan ambasadori amerikan në letrën e tij dërguar ministrit të shëndetësisë, dr.Arben Vitia./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat