Pas debateve që ndërlidhen me detyrën e presidentit në Kosovë, dhe sidomos tani me presidentin Hashim Thaçi, janë shtuar zërat se kush mund të jetë figura eminente dhe e respektuar në këtë detyrë.

Se çfarë presidenti i duhet Kosovës dhe se kush do të mund të ishte në ketë pozitë tregon analisti i rregullt politik i gazetës “Bota Sot”, Faton Mehmeti.

Sipas tij, një president i denjë për Republikën e Kosovës duhet të jetë e kundërta e presidentit aktual Hashim Thaçi.

“Një president i denjë duhet të jetë e kundërta e Thaçit. Por, duhet ndryshohet e forma dhe mënyra se si të zgjidhet presidenti. Presidenti duhet të , zgjidhet nga populli, si e vetmja formë që garanton të kemi president dikë që i jep llogari popullit e jo pazareve të politikës. Hashim Thaci i ka humbur shkëlqimin postin të presidentin, andaj pas tij duhet të vij një person ne kredibilitet dhe dinjitet, që ti kthej lavdin dhe dinjitetin presidentit të Kosovës” ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, ka shumë emra që do të mund t’i bënin nder vendit tonë nëse zgjidhen në këtë post pas Thaçit, mund të përmend këtu Jusuf Buxhovin, Rufki Sumen, Vjosa Osmani etj. Gjithësesi posti i presidentit gjatë kohës së Thaçit ka pësuar degradimin më të madh në historikun e saj.

Flash Lajme

Më të lexuarat