Dezinfektimi i hapësirave publike e mjediseve të punës në institucione shtetërore po vijon, nën mbikëqyrjen e Inspektoratit të Komunës së Ferizajt.

Me këtë rast sot u dezinfektuan hapësirat e punës në ndërmarrjen publike “Ambienti”, Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, si dhe hyrjet e dy ndërtesave të banimit kolektiv, njofton Komuna e Ferizajt.

Ndryshe, Ferizaj ka numrin më të lartë të të prekurve me COVID-19 në nivel vendi, gjithsej 100, prej tyre dy të vdekur.

Flash Lajme

Më të lexuarat