“Garda Vullnetare Shqiptare” quhet organizata fantazmë dhe e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë të cilën sot e zbuloi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kjo organizatë apo grup i njerëzve, kryeministri në detyrë Kurti po thotë se e kanë kanosur me jetë, por ai me interpretimet e tij të çuditshme po e quan paralajmërimin e këtij grupi “kërcënim ndaj Gjykatës Kushtetuese”.

“Kër cënimi ndaj meje nga e ashtuquajtura “Garda Vullnetare Shqiptare”, në fakt, nuk është ndaj meje. Ky është kër cënim ndaj Gjykatës Kushtetuese, në veçanti, ndaj Kryetares së Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi dhe Gjyqtarit Raportues të çështjes KO 72/20, z. Nexhmi Rexhepi. Nuk ka shpjegim tjetër”, shkruhet në statusin e kryeministrit Kurti.

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu i cili tha se kjo kanosje është publikuar në rrjetin social Facebook.

Njëjtë sikurse Kryeziu tha edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, i cili tha se kjo ka ardhur nga rrjeti social Facebook dhe tani po zhvillohen hetimet, ai tha se për këtë kanë kontaktuar edhe me zyrtarët e Facebook.

Kujtojmë se kjo organizatë apo grup personash nuk dihet se kush janë dhe se çfarë është shpikur tani nga personat që qëndrojnë prapa saj, mirëpo vlen të përmendet se kjo është dëgjuar për herë të parë dje./BotaSot

Gepostet von Albin Kurti am Dienstag, 19. Mai 2020

Flash Lajme

Më të lexuarat