Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që ta marrë në pyetje presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Abazi është pyetur ta komentojë deklaratën e sotme të Thaçit rreth letrës kërcënuese për kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, i cili, sipas presidentit, vetë e ka shkruar atë.

“Një njeri që mban pozitën e Presidentit nuk mund të bëjë deklarata të pabazuara”, është shprehur Abazi në Klan Kosova.

“Nuk ka urgjencë më të madhe se veprimi i Prokurorisë për t’i marrë deklaratat e presidentit”, ka thënë Abazi.Sipas tij, Thaçi duhet të pyetet edhe rreth atyre që di për pretendimin e ish-presidentit, Behgjet Pacolli, se ka qenë i kërcënuar nga një sulm terrorist.“Prokurori i Shtetit ta marrë në pyetje për këto informacione”, ka thënë Abazi.

Në intervistën e dhënë për “Rubikon” në KlanKosova, presidenti i vendit Hashim Thaçi ka dërguar akuza të rënda ndaj Albin Kurtit e Vetëvendosjes derisa ka thënë se edhe sulmin ndaj këtij të fundit e ka përgatit vet ai dhe partia e tij. Presidenti po ashtu ka jep edhe shumë deklaratat të tjera që lidhen më vendimin e Gjykatës Kushtetuese, rrëzimin e qeverisë e deri edhe të dorëheqja e tij.

Flash Lajme

Më të lexuarat