Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) Arlind Manxhuka informon se në selinë partiake ka arritur një ftesë nga kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti për liderin e VV-së Albin Kurti për të marrë pjesë në të ashtuquajturin forum i liderëve për dialogun me Serbinë, por Kurti nuk do të përgjigjet në të, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Siç njoftoi Manxhuka përmes faqes së tij në Fejsbuk, ftesa nga Hoti është refuzuar, sepse VV-ja e konsideron qeverinë aktuale si jolegjitime, për shkak të “varësisë” së saj nga partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Listës serbe dhe presidentit të shtetit Hashim Thaçi.

“Para dy ditësh kemi dërgua letër me të cilën ftohet kryetari i VV-së, Albin Kurti për të diskutuar me qeverinë aktuale për dialogun e ardhshëm me Serbinë. Një qeveri e cila është e varur dhe e mundësuar nga votat e Listës serbe dhe e cila është formuar nga Thaçi dhe për të dhe një qeveri e cila ia hoqi Kosovës reciprocitetin me Serbinë, nuk ka as kredibilitet as legjitimitet. Prandaj ne nuk jemi përgjigjur në atë ftesë, sepse nuk duam të jemi pjesë e atyre takimeve”, ka shënuar Manxhuka.

Hoti gjatë vizitës së djeshme në Akademinë e shkencave dhe arteve të Kosovës paralajmëroi se do të formojë forum me liderët e të gjitha partive politike, ndërsa në kuadër të zyrës së kryeministrit do të formohet Këshill gjithëpërfshirës të ekspertëve për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Do të kërkoj nga Kuvendi të formojë komision parlamentar për dialogun të cilin do ta udhëheq opozita. Gjithçka do të jetë transparente dhe nuk do të ketë bisedime pas dyerve të mbyllura”, deklaroi kryeministri./MIA

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All