Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi ka kërkuar që Qeveria Hoti të jap urgjentisht dorëheqje pasi sipas tij qytetarët kanë shprehur dëshirën e tyre për zgjedhje të reja dhe se pazaret për president janë jetëshkurtra.

Abazi përmes një postimi në Facebook ka thënë se janë rreth 300 mijë nënshkrime të qytetarëve për zgjedhje të reja dhe se askush nuk mund ta ndal sovranin.

“Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetëror në situatën e krijuar. Ka mëse 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin. Pazaret për president janë jetëshkurtra sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti”, shkruan Abazi. /Telegrafi

Flash Lajme

Më të lexuarat