Komuna e Prizrenit, pas realizimit të projekteve të ndryshme për pasurimin e ofertave turistike në Prizren, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e ecjeve dhe vende për piknik, sot ka bërë lansimin e projektit të ri për “Auto-Kamp”, i pari i llojit të tillë në Kosovë.

Kryetari Mytaher Haskuka ka njoftuar se në kuadër të këtij projekti janë krijuar hapësira për 10 vetura për kamping, hapësira gjelbëruese, ulëse për pushim, pajisje sportive dhe lodra për fëmijë.

“Në këtë vend tanimë turistët vendorë dhe ndërkombëtarë mund furnizohen edhe me rrymë dhe nevojat tjera që iu duhen një vend-kampingu të tillë. Kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ku investimet do të vazhdojnë edhe më tej me kyqjen e ujit, vendosjen e dush-kabinave, si dhe do të bëhet qasja në rrugën kryesore”, tha Haskuka.

Ai po ashtu ka falënderuar shoqatën e bjeshkatarëve Sharri për gatishmërinë e treguar për mirëmbajtjen e kësaj hapësire që ndodhet një kilometër larg nga qendra e qytetit, ndërkaq ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë, por edhe ta mbrojnë këtë ambient, si pasuri e të gjithë qytetarëve./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat