Në konferencën për medie, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se është në mision për t’i dhënë mbështetje të plotë Kosovës dhe përfaqësuesve politik të saj, në, siç tha ai kushtet kur ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Nga Aeroporti i Prishtinës, Rama bëri thirrje që askush mos ta përdorë këtë situate si instrument për, siç u shpreh ai, “bastardim” apo “çkapje të shtetit”.

Ai po ashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkuar t’i bëjnë ballë kësaj situate, që ai e vlerësoi si një abort që lidhet me paqen, shkruan rtv21.tv

Është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimin nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Dhe komunikata e ashtu quajtur për mua një fletërrufe, e ngjashme si dy pika uji, me revulucionin kinezë, është e pashembulltë dhe e kombinuar me momentin e publikimit të saj përbën një arsye. Abortoi një proces që lidhet me paqen”, u shpreh Rama.

Ai tutje u shpreh se takimi në Shtëpinë e Bardhë përbën një moment të rëndësishishëm dhe një mundësi për ta çuar procesin në një nivel të ri me mbështetjen e drejtpërdrejt të SHBA-ve. “Në këtë aspekt më vjen mirë të them që është privilegj të jesh në pozicionin që jam unë dhe të vjen mundësia të kontribuosh për atë që është vlera historike e UÇK-së”, shtoi Rama.

Ai tha se i vjen keq kur sheh reagime të ndryshme nga qytetarët në këtë situatë pas publikimit të deklaratës.

Dua ta bëjë të qartë se më vjen keq kur shoh reagime të ndryshe, po flas për reagime të qytetarëve, se si helm i jetës së përditshme ka ndikuar. Dhe ndikon që të moskuptohet, të deformohet thelbi i shqetësimit që sot duhet të kemi si komb, që nuk lidhet as me dy persona as me karierrën e tyre politike dhe me të mirat apo të metat e tyre në kohë paqe, por lidhet me vlerat më të çmueshme që ka krijuar kombi shqiptarë, UÇK-ja”, theksoi ai.

Kryeministri i Shqipërisë tha se ky është moment kur kemi një krizë, por kemi një mundësi të madhe për të vënë në pah jo vetëm vlerat  e luftës, por të gjithë vlerën e krijuar në këtë process shtetndërtimi si shprehje e gatishmërisë për vetë drejtësi nga vetë Kosova.

Historia duhet të na e ketë mësuar që ka gjithmonë një kohë për t’u përleshur për ide, bindje, politikë, por duhet të ketë sa herë koha e vë në pikëpyetje një moment për t’u bashkuar për historinë tonë dhe gjeneratat tjera.

Tutje kryeministri tha që Shqipëria e ka për detyrë të mbrojë Kosovën pa kushte./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All