A do të ketë mbyllje? Rama: Na pret një dimër i vështirë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për menaxhimin e pandemisë COVID-19, ndërsa shifra e të vdekurve dhe të prekurve është në rritje.

Tashmë Shqipëria është nën masa të tjera akoma më të rrepta ku ndalohet lëvizja, vetëm për arsye të veçanta, prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Rama ka shuar kuriozitetin e të gjithëve duke dhënë përgjigjen nëse do të ketë një mbyllje të dytë, apo jo. Ai tha se nuk beson në mbyllje duke shpresuar se masat do të respektohen nga qytetarët.

“Na pret një dimër i vështirë. Në gripin spanjoll, vala e dytë ka qenë ajo që ka bërë kërdinë më të madhe, jemi në një situatë as mes më alarmanteve e as më e lehtë – është në kontroll, por të shohim numrat e kapaciteteve. Problemi më i madh i kësaj goditjeje është që e para nuk është një grip i zakonshëm dhe e dyta numrat mund të rriten me shpejtësi deri në atë masë sa të bllokojnë sistemin e kapacitetit. Nuk besoj në mbyllje të përgjithshme se ka një domosdoshmëri për të mbajtur një ekuilibër dhe mendoj që nëse ne respektojmë rregullat, nëse mbajmë maskat, ruajmë distancën kemi në dorë shumë secili prej nesh”.

“Askush nuk mund ta thotë, por ne jemi të përgatitur ndryshe nga çfarë flitet e përgojohet se jemi të përgatitur e mirëpërgatitur. Të gjitha masat qoftë për t’u rimbyllur apo qoftë për t’u rihapur janë të gjitha të planifikuara nga komiteti i ekspertëve. S’mund të planifikosh gjithçka për një gjë të panjohur. Duhet t’iu besojmë ekspertëve tanë, faktikisht është një libër për t’u provuar. Në asnjë vend nuk shkon çdo gjë vaj e këtë goditje ofensive që vjen një herë në shekull. Faktikisht ne sot kemi të lira 30 përqind të kapaciteteve të hapura, ndërkohë që kemi një spital të ri dhe jemi sot me 550 shtretër të disponueshëm që mund të shkojnë deri 1600”, tha Rama në “Open” në Top Channel.

Loading...
Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat