Gjykata e Apelit e Kosovës e dënoi më burgim të përjetshëm të akuzuarin për vrasje të dyfishtë, Pjetër Nrecaj për vrasjen e gruas dhe vajzës në Brekoc të Gjakovës.
Në lidhje me këtë lajm, ka reaguar njohësja e etikës gazetareske dhe studiuesja në disa universitete botërore, Flutura Kusari.

Ajo thotë se burgjet duhet të mbushen me burra që maltretojnë, abuzojnë seksualisht, rrahin dhe vrasin gra.

“Burgim i përjetshëm për Pjetër Nrecaj. I pafsha burgjet plot me burra që maltretojnë, abuzojnë seksualisht, rrahin dhe vrasin gra”, ka shkruar Kusari.

Flash Lajme

Më të lexuarat