Haliti shpallë 8 Marsin javë të edukimit për Barazi Gjinore

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsi, nga data 4 deri me 8 mars e shpallë javë të edukimit për Barazi Gjinore.


Gjatë kësaj jave, do të zhvillohen aktivitete të ndryshme lidhur me promovimin dhe edukimin e barazisë gjinore. Aktivitetet në veçanti do të bartën nga Institucionet edukative arsimore.
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, do t’i kushtojnë orën e edukatës qytetare apo të historisë si mësim për Ditën Ndërkombëtare të Grave – 8 Marsin, duke e cilësuar si dhe duke e ngritur këtë aktivitet si Javë të Barazisë Gjinore. Po ashtu aktivitete e tjera nga fusha e Artit, ku përmes Artit figurativ do të promovohet Barazia Gjinore.
Qëllimi i këtij aktiviteti është shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në mënyrë më gjithëpërfshirëse, me qëllim të sensibilizimit të nxënësve për barazinë gjinore dhe historinë e 8 Marsit. Për më tepër ky aktivitet synon që rritja dhe integrimi i komponentës së barazisë gjinore në fushën e arsimit dhe të edukimit, të jetë pjesë e planifikimit në një periudhë më të gjatë, pasi që ajo mund të përsëritet vit pas viti.
Komuna e Vitisë, mendon që duke e përfshire barazinë gjinore nëpërmjet temave të ndryshme e në këtë kuadër edhe nëpërmjet shënimit të kësaj dite të rëndësishme, nxënësi jo vetëm që do ta njohin rolin e gruas gjatë historisë në mënyrë të drejtë, por para së gjithash do të respektohet Ligji për Barazinë Gjinore, përkatësisht Neni 21-Edukimi për Barazinë Gjinore.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All