Sipas Thaçit, letra e Biden-it vjen si përkrahje për një zgjidhje reciproke me Serbinë

Loading...

Sipas Thaçit, letra e Biden-it vjen si përkrahje për një zgjidhje reciproke me Serbinë

Ish-Zëvendëspresdenti dhe kandidati i demokrateve për presidenti të SHBA-së, Joe Biden në letrën dërguar presidentit Thaçi ka lënë një porosit, të cilën Biden e ka shkruar me dorë.

Në letrën e plotë, të cilën e bëri publike pak më parë presidenti Hashim Thaçi në Facebook shihet se Biden ka lënë një dedikim në fund të letrës.

“PS: Ruajeni besimin! Gjërat do të përmirësohen”, ka shkruar në fund të letrës Biden.

Ndërsa, presidenti Thaçi është shprehur se letra e Biden-it vjen si përkrahje për një zgjidhje në mënyrë reciproke me Serbinë.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

Joe Biden ka krijuar një marrëdhënie shumë emocionale me qytetarët e Kosovës. Afër kampit Bonsteel, për nderë të shërbimit të djalit të tij për Kosovën është ngritur edhe një shtatore./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All