Po ashtu në këtë seancë do të votohet edhe Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve


Kështu është marrë vendim sot në Kryesinë e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se nesër pas seancës së jashtëzakonshme do të mbahet edhe një seancë e rregullt prej orës 10:00.


“Kryeministri ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme për Platformën e delegacionit për detyrat dhe përgjegjësitë e delegacionit. Në orën 9:00, pastaj në orën 10:00 e kemi seancën e rregullt. Kështu e ka kërkuar kryeministri, është me Kushtetutë dhe rregullore, pra është e drejtë e rezervuar e kryeministrit, e presidentit dhe 40 deputetëve me kërkuar për orën dhe seancën e jashtëzakonshme, kur të donë”, deklaroi Veseli.

Ndryshe, Platforma për finalizimin e dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është hartuar nga Ekipi Negociator për Kosovën. /KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All