Ministri kosovar uron 7 Marsin me fotografi nga shkolla fillore

Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e ditës së 7 Marsit.

“Të dashur mësimdhënës, arkitektë të shoqërisë dhe shtetit tonë, urime Dita e Mësuesit. Kontributi juaj ka qenë dhe mbetet jetik në ekzistencën dhe zhvillimin e shtetit tone”, ka shkruar Matoshi në Facebook.

“Një arsim i duhur sot, një shtet i fuqishëm nesër”.

Shoqëruar me tekstin ai ka shpërndarë edhe një fotografi nga koha kur ka qenë nxënës i klasave të ulta të shkollës fillore.“P.S: Viti shkollor 1985/86 në shkollën fillore “Nuhi Berisha”- Gmicë, me mësuesin z. Januz Leci.
Klasa e tretë dhe klasa e parë”, ka shkruar ai.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat