“Bashkë me Ahmet Isufin dhe një pjesë të ekipit tim, vizitova të lënduarit nga aksidenti i sotëm në Gjilan, që janë duke u trajtuar në QKUK. Nga ekipi kujdestar mësuam se gjendja e tyre shëndetësore për momentin është stabile dhe se janë duke u bërë të gjitha përpjekjet për t’u dhënë mjekimin e duhur.

Institucionet e vendit janë mobilizuar për të trajtuar të prekurit nga kjo tragjedi dhe do t’u qëndrojmë afër për të dhënë gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat