Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka reaguar pas aksidentit të rëndë në Gjilan. Me anë të një postimi në Facebook ai i shpreh ngushëllime familjes së viktimës, ndërsa shkruan se është një ngjarje e hidhur e ditës.

“Aksidenti tragjik në Gjilan, ku humbi jetën një qytetar dhe u lënduan shumë të tjerë është ngjarje shumë e hidhur e ditës së sotme. Familjes së të ndjerit i shprehim ngushëllime të thella. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë.

Dukuria e aksidenteve në komunikacion është shqetësuese. Kërkojmë nga institucionet e sigurisë që t’i rrisin masat e kontrollit, që të mos përsëriten aksidentet tragjike me jetë njerëzish dhe dëme tjera materiale”, shkruan Thaçi.

Flash Lajme

Më të lexuarat