Ai tha se lirinë të cilën e gëzojnë sot nuk e meriton askush më shumë se nënat, të cilat kanë luftuar dhe luftojnë për mirëqenien e familjeve të tyre. Ai u bëri thirrje të gjitha grave që të luftojnë për pozicionin e tyre që meritojnë në shoqëri.


“Gratë shqiptare, nënat tona, ato që janë dhe ato që s’janë, që në fakt kjo simbolikë e emrit Heroina u tako dhe u shkon të gjitha nënave të këtij vendi, të cilat në mënyrë heroike kanë bërë përpjekje për të ndërtuar familje, për të shkolluar fëmijët e tyre, për të luftuar për të drejtat e tyre dhe për të përcjellë këtë vend ku jemi ne sot”, tha Limaj.

Me këtë rast Limaj u ka uruar të gjitha nënave dhe grave të Kosovën, 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas dukke shpresuar se gjendja e tyre do të vijë duke u përmirësuar në shoqëri.


“Nënave dhe grave të Kosovës iu uroj 8 Marsin me shpresën dhe dëshirën që gjendja e tyre do të vijë duke u përmirësuar në shoqërinë kosovare, dhe duke i ftuar që të vazhdojnë me këmbëngulje për të luftuar për pozicionin e tyre të merituar në shoqëri”, tha Limaj. /KosovaPress/


Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat