Vuçiq: Prishtina kundër dialogut, Serbia për paqe dhe stabilitet

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot në një takim me ministrin e jashtëm spanjoll, Josep Borrell ka thënë se Prishtina me miratimin e Platformës, tregoi se ishte kundër dialogut.

Sipas tij, në këtë formë Kosova shënoi fundin e dialogut dhe se nuk dihet se çfarë do të ishte lëvizja e saj e ardhshme, por se Serbia do mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, trasnmeton Klan Kosova.

Kryediplomati spanjoll tha se vendi i tij “ishte kundër pavarësisë së shpallur të njëanshme të Kosovës”, sepse shkëputja është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, por që mbështet kërkimin për një zgjidhje kompromisi brenda kuadrit të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës”, transmeton Klan Kosova.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat