Këto komente ajo i bëri me rastin e dhënies donacion të softwerit për identifikim të shenjave të gishtërinjve Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, i njohur si AFIS.

Ajo bëri të ditur se ky donacion kap shifra miliona dollarë, ndërsa tregoi edhe arsyet se pse po bëhen këto investime në Kosovë, duke theksuar se qëllimi i këtyre investimeve është që Kosova të mbetet një partner për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin në rajon.


Ajo tha se asistenca për AKF-në është vetëm një pjesë e vogël e asaj që kanë ofruar për sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë, ku janë përfshirë fonde për Policinë e Kosovës, Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Inspektoratin Policor të Kosovës, Këshillin Prokurorial dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme.

Ajo ka treguar detaje për donacionin që sot i kanë dhuruar Agjencisë së Kosovës për Forenzikë.


Po ashtu,Madison bëri të ditur se INL-ja ka asistuar Agjencinë e Kosovës për Forenzikë që nga hapja e saj në vitin 2003 me më shumë se 20 milionë dollarë në pajisje, softuer dhe trajnim.

Ndërsa, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se ky donacion është shumë i rëndësishëm për Kosovën.



Ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjit (INL), Kirsten D. Madison, gjatë ditës ka zhvilluar takim edhe me kryeministrin e vendit Ramush Haradinaj./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All