Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë që mbrëmë nuk ka qenë në darkë me gjeneralët dhe as me Ukë Rugovën.

Haziri përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se është jashtë Kosovës, dhe që fotografia e shpërndarë në rrjetet sociale nuk është e kohës

Ai ka thënë që gara e LDK-së do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë partinë.

“Mirëmëngjes. Po lexoj e po shoh foto në disa portale për gjoja një darkë mbrëmë në Gjilan. Unë jam në udhëtim jashtë shtetit për motive familjare. Me vjen keq për nivelin e tillë të lajmeve. Nuk ka as të vërtetë e as nuk është e kohës. Lutem qe te kenë fuqinë e ta përgënjeshtrojnë këtë lajm të rrejshëm. Gara e LDK do ta ruaj unitetin, demokracinë dhe do ta forcojë LDK. Nuk mundeni me na thy. Frika e dikujtë që po përçohet me lajme të rrejshme është e shitur nga disa qe i frikohen unitetit të LDK”, ka shkruar Haziri.

Flash Lajme

Më të lexuarat