Madeleine Albright: Krenohem më së shumti, me ndihmën që i kam dhënë popullit të Kosovës

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës ishte shprehur se pavarësisht se na ndan oqeani, Kosovën dhe popullin e saj e ka gjithnjë në mendje.

“Sa herë më pyesin se cila është e arritura ime si Sekretare e Shtetit me të cilën krenohem më së shumti, them se është ndihma që i dhashë popullit të Kosovës. Gjatë këtyre 10 viteve kam qenë krenare për hapat që i ka ndërmarrë Kosova drejt stabilitetit më të madh, përparimit dhe integrimit në bashkësinë Euro-Atlantike. Por, për shkak të dashurisë sime të veçantë për Kosovën, kam dëshirë të flaktë t’ju shoh se po përparoni dhe po zhvilloheni në mënyrë të duhur. Përvoja më ka mësuar se zhvillimi politik dhe ai ekonomik janë të pandashëm”.

Ish Sekretarja e Amerikës, Madelene Albright gjatë një interviste për luftën në Kosovës kishte deklaruar se ndërhyrja e SHVA-ve dhe NATO-s në Kosovë është puna për të cilën krenohet më së shumti në karrierën e saj

Madeleine Albright , sekretare e 64-të e Shtetit Amerikan dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, është një nga figurat më të dashura nga populli i Kosovës për shkak të kontributit që ajo dha për çlirimin e vendit tonë, transmeton PlusTv.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All