Kosova nuk është njohur ndërkombëtarisht nga asnjë shtet për më shumë se një vit, ndersa Serbia po punon vazhdimisht për të siguruar mos njohje të reja. Opozita dhe analistët vlerësojnë se përpos diplomacisë së dobët kosovare shtetet hezitojnë ta njohin Kosovën për shkak të deklaratave për ndryshim të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Hapja e idesë për korrigjim të kufijve dhe zhvillim të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë që Kosovën për një vit të mos e njohë asnjë shtet, ndersa njohja e fundit ka ndodhur në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë, më 15 shkurt të vitit 2018, nga Barbadosi, shkruan Gazeta Zëri.

Opozita dhe njohës të çështjeve ndërkombëtare, thonë se diplomacia kosovare është e dobët dhe e paorganizuar, prandaj sipas tyre numri i njohjeve është ulur drastikisht. Pa i përfshirë edhe çnjohjet që i ka paralajmëruar pala serbe e që janë kundërshtuar fuqishëm nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, deri më tani Kosova është njohur ndërkombëtarisht nga 116 shtete.

Në vitin 2012 Kosovën e kishin njohur 12 vende, në vitin 2017 dy, ndërsa në vitin 2018 ka ndodhur vetëm një njohje, raporton Zëri. Nga Ministria e Punëve të Jashtme thonë se janë duke punuar për të siguruar njohje të reja, mirëpo sipas tyre kjo është një sfidë për ta për shkak të skepticizmit të madh të disa shteteve.

/a.meta

Flash Lajme

Më të lexuarat