Kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës lidhur me Projektligjin për Lojërat e Fatit. Këtë e ka konfirmuar nga Qeveria e Kosovës, Donjeta Gashi. Ajo ka thënë se kërkesa është dorëzuar në Kryesinë e Kuvendit.

“Ju drejtohem me këtë kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, për ditën e mërkurë më 03.04.2019, në orën 11:00, lidhur me Projektligjin për ndalimin e Lojërave të Fatit”, thuhet në kërkesën e Haradinajt.

Kërkesa e Haradinajt vjen pas miratimit në Qeveri të Projektligjit që shfuqizon ligjin aktual dhe mbyll të gjitha lojërat e fatit, me përjashtim të lotarisë së Kosovës. Në lidhje me kërkesën e Kosovës, Kryesia e Kuvendit pritet të marrë vendim së shpejti.

/a.meta

Flash Lajme

Më të lexuarat