Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj gjatë raportimit të tij të parë në Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës mbi raportin e punës së këtij institucioni për vitin 2018.

Ndërsa, për rastin e “Drenasit” ku është keqpërdorur seksualisht një vajzë, Qalaj bëri të ditur se janë duke u hetuar më shumë se individi që e ka kryer këtë vepër penale.


Shefi i policisë gjatë këtij raportimi ka folur për shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me institucionin që ai drejton, duke filluar reformat dhe rikonstruktimi që është duke u bërë në gjitha stacionet e Policisë së Kosovës dhe skandalet që kanë ndodhur në polici dhe arritjen e objektivave në parandalimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Ndërsa, kërkoi nga qeveria që sa më shpejt të miratojë ligjin për pensionin në mënyrë që disa zyrtarë policor të shkojnë në pension të parakohshëm dhe mosha mesatare e policisë të jetë më e vogël.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Seveçla u interesua më shumë rreth policëve që kanë marr beneficione të pensionit invalidor, ndërsa kërkoi dhe informacione se si mund që një person, duke ju referuar vrasjes nga polici në Suharekë që të dekorohet nga Policia dhe të njëjtën kohë të jetë në masa disiplinore nga IPK-ja.

Duke folur për incidentet e zyrtarëve policor në Drenas dhe Suharekë, ku një person mbeti i vrarë nga zyrtari policor, Qalaj tha se brenda institucionit policor do të ketë një njësi që do të rrisë disiplinën dhe se rasti i Drenasit është ende në hetim, pasi dyshohet se ka dhe të tjerë njerëz të përfshirë.

Për policin e dyshuar për vrasje në Suharekë, tha se ka pasur disa masa nga IPK për të, ndërsa për rastin e mirënjohjes që e ka marr, tha se kjo ka ndodhur për shkak të një rasti ku e ka shpëtuar jetë të një njeriu.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri tha se institucioni i Policisë deri më tash ka qenë për keqardhje, mirëpo sipas tij, këto dy vitet e fundit ka pasur ngritje të cilësisë së punës.

Deputeti, i doli në mbrojtje policisë dhe kërkoi që këta të fundit të ketë sigurim shëndetësor, sipas tij është absurde që ky institucion të mos ketë ende këtë.

Deputeti i PDK-së, Fatmir Xhelili më shumë u interesua tek identifikimi i grupeve kriminale që janë duke grabitur bankat.

Sipas tij, duhet një përkushtim më i madh që qytetarët të ndien vetën të sigurt dhe mos të bien prej e plaçkitjeve.

Për mbylljen e kazioneve në veri, Qalaj tha se ka qenë rastësi aksioni i të premtes, me mbajtjen e seancës plenare, pasi siç thotë ai ka qenë i planifikuar rreth tre muaj më herët.

Deputeti tjetër nga radhët e VV-së, Rexhep Selimi insistoj më shumë tek reformimet që po ndodhin në Policinë e Kosovës dhe tek procesi i gradime.

Ndërsa, drejtori Qalaj njoftoi se me 5 prill pritët të gradohen zyrtarë policor, ai foli dhe për rastin e vjedhjeve të dëshmive në objektin e Policisë, ku tha së janë në vlugun e hetimeve përfundimtare.

Deputetja e PSD-së, Aida Dërguti kishte një kërkesë ndaj drejtorit Qalaj që të avancohet sa më shpejt hyrja në sistem të gjobave në trafik, që sipas saj pagesat shpesh herë nuk po i përfshin sistemi dhe për këtë arsye qytetarët nga rajonet të ndryshme po duhet që të paguajnë.

Këtë kërkesë e mbështeti dhe drejtori Qalaj, që sipas tij shumë shpejt pritet të rregullohet kjo çështje.

Për suspendimin e policit që ka rrjedhur informacionet mbi djalin e drejtorit të AKI-së, Shpend Maxhuni për ndalimin e tij nga policia, ai tha se ky suspendim ka ardhur si pasojë e qasjes në informata të klasifikuara dhe jo për materialet që kanë dal në media.

Sa i përket pikave tjera të rendit të ditës, ku ka qenë dhe shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit për Inspektoriati Policor të Kosovës u larguan nga rendi i ditës dhe u vendos që javën e ardhshme të mblidhet komisioni për këtë çështje./E.Zeqiri/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All