Ish-anëtari i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë më 1999, Blerim Shala, ka treguar detaje interesante nga një bisedë e zhvilluar me ambasadorin e një shteti perëndimor në kryeqytetin e Francës.

Shala ka treguar në T7 se i ishte thënë se diktatori serb, Sllobodan Millosheviq, do t’i vriste pjesëtarët e Delegacionit sapo të ktheheshin në Kosovë.

Diplomati gjerman, Christian Pauls, “ka qenë kategorik: ‘Mos u ktheni, do t’ju vrasin të gjithëve!’”, ka kujtuar Shala.

“Edhe do të ketë fushatë ajrore, se Millosheviqi nuk do të pranojë”, ka treguar Shala t’i ketë thënë Pauls.

Pjesë e bisedës ka qenë edhe ish-anëtari tjetër i Delegacionit, Veton Surroi, ka thënë Shala.

Flash Lajme

Më të lexuarat