U betuan tetë anëtarë të rinj të KQZ-së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar tetë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Tetë anëtarët e përbërjes së re të këtij Komisioni janë Sami Hamiti, Florian Dushi, Adnan Rrustemi, Nazlie Bala, Alfred Kinolli, Qemailj Kurtishi, Ercan Shpat dhe Stevan Veselinoviq.

Presidenca, në njoftimin për media, thotë se anëtarët e rinj të KQZ-së janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Zyra e Presidentit të Kosovës ka njoftuar të martën se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Anëtarët e rinj të KQZ-së sot do ta bëjnë betimin para presidentit Hashim Thaçi.

Kujtojmë se vendimi i Presidencës për anëtarët e rinj të KQZ-së erdhi vetëm pak orë pas reagimit të Ambasadës amerikane në Kosovë, e cila të martën shprehu shqetësimin lidhur me mos emërimin e dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Përmes një reagimi për media, ambasada amerikane kishte thënë se “dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore”.

Ambasada amerikane kërkoi nga presidenti Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për, siç u tha në reagim, t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhuraBallinë

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All