Kështu deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili madje u tregua i ashpër me BE-në, duke thënë se po e marrin rininë e Kosovës, e në anën tjetër nuk po ua lejojnë lëvizjen e lirë.

Veseli ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbahen dy seanca të jashtëzakonshme, njëra për lojërat e fatit, e tjetra për orët e humbura gjatë grevës në arsim.


Veseli po ashtu ka njoftuar se seancë të rregullt do të ketë më 12 prill.

Sa i përket këtyre orëve të humbura, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar që nga debati në këtë seanca, të dalin me rekomandime, përmes të cilave do të gjendet zgjidhje për orët e humbura.


Pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli po ashtu ka kritikuar Bashkimin Evropian, sipas tij këta të fundit, po e marrin rininë e Kosovës, e në anën tjetër nuk po lejojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

I pyetur, se a po lëkundet koalicioni PAN, si shkak i anëtarëve të KQZ-së, ai me humor tha se koalicioni lëkundet prej “vetvetes”. /KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat