Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ëshët shprehur se SHBA është e përkushtuar në ofrimin e përkrahjes dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk garanton se një përkushtim të tillë do ta kenë në të ardhmen në qoftë se Prishtina dhe Beogradi nuk lëvizin përpara në një afat të shkurtër.

Durimi ynë gjithmonë ka kufij. Njëra nga gjërat për të cilat iu kemi treguar dy qeverive, në Prishtinë dhe Beograd është se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në ofrimin e përkrahjes për procesin.

Presidenti Trump, siç është e njohur, i ka shkruar presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiç, për të nënvizuar se Qeveria Amerikane është plotësisht e përkushtuar në këtë proces”, tha Kosnett.

Ai ka tërhequr vërejtjen se në qoftë se dy qeveritë e Kosovës dhe Serbisë nuk lëvizin në një afat të shkurtër dhe thonë “mirë, do të jemi të gatshëm për disa vite”, atëherë nuk mund të garantojë që Uashingtoni në të ardhmen do të jetë njësoj i përkushtuar për këtë çështje, siç është tani.

/a.meta

Flash Lajme

Më të lexuarat