Thaçi takohet me përfaqësuesit e komunitetit pakicë

Loading...

Thaçi takohet me përfaqësuesit e komunitetit pakicë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Ditën e romëve në Kosovë, priti një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rom, të kryesuar nga deputeti Albert Kinolli.

“Komunitetet e shumta janë pasuri e Republikës së Kosovës, e cila është në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj. Ne jemi model i respektimit dhe integrimit të të gjitha komuniteteve në shoqëri dhe institucione”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Presidenti ka takuar përfaqësuesit e komunitetit rom, duke i uruar për ditën e tyre kombëtare.

“I falënderova për kontributin e tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, për integrimin dhe afirmimin e vazhdueshëm të të drejtave të komuniteteve dhe për kundërshtimin e të gjitha formave të diskriminimit në shoqërinë tonë. Të gjithë qytetarët e komunitetit rom, i uroj për këtë ditë të veçantë për ta dhe familjet e tyre!”, ka uruar i pari i Kosovës.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë, traditave dhe kulturës rome, ashtu si edhe thirrje për përfshirje sociale. Kjo ditë synon gjithashtu të rrisë ndërgjegjësimin mbi sfidat me të cilat përballen komunitetet Rome në të gjithë botën./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All