Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është shprehur për rifillimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kohën që procesi ka ngecur pasi Beogradi zyrtar kërkon heqjen e taksave ndaj mallrave serbe.

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shqiptar thekson se është vendimtare që Kosova dhe Serbia të rifillojnë dialogun duke synuar marrëveshjen përfundimtare të qëndrueshme e të zbatueshme, respektimin e vlerave të Bashkimit Evropian, normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe forcimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Dialogu Kosovës-Serbi është ndërprerë pasi në nëntor të vitit të kaluar Kosova vendosi taksa ndaj mallrave serbe.

Deri te ndërprerja e procesit erdhi pasi pala serbe insiston heqjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe platformës për negociata, e cila është miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur se heqja e taksës do të ndodhë në momentin kur Serbia të njohë Kosovën si shtet të pavarur e sovran.

Flash Lajme

Më të lexuarat