Një person ka vd ekur dhe shtatë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën kapiteni në Policinë Rajonale të Gjakovës, Albin Sahatçia.

Ai e ka bërë të ditur se të gjithë shtetasit në dy veturat e përfshira në këtë aksident janë nga Shqipëria derisa njëra veturë ishte me targa të Shqipërisë dhe tjetra me të Anglisë.

Sahatçia ka njoftuar gjithashtu se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore derisa gjashtë të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All