Vogëlushi ndodhet në stacionin intenziv në Beograd

Vogëlushi ndodhet në stacionin intenziv në Beograd

Familja Statovci nga komuna e Podujevës ka nevojë për ndihmë financiare, pasiqë vogëlushi i tyre 5 muaj e gjysmë, Unik Statovci tash e tre muaj është i sëmurë.

Vogëlushi fillimisht ka nisur trajtimin në QKUK, por pastaj është dërguar në në spitalin Tirsova të Beogradit, ku gjendet qe 10 javë dhe ende është në stacionin intenziv. Unik Statovci siç kanë njoftuar familjarë të tij, në Beograd është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV). 

Meqenëse, mesatarja e qëndrimit një natë në stacionin intenziv të spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€ dhe nuk dihet se do të zgjasë mjekimi i vogëlushit, familja Statovci kërkon ndihmë financiare.

Kemi nevoj per ndihmen tuaj, Djali jonë Uniku ( 5 muaj e gjymë ) tash e 3 muaj është i sëmur,ku tash e 2.5 muaj është i shtrir në Spitalin Tirsova të Beogradit. 
Mjekimi i tij filloj njeherë në QKUK-intenzivë të pediatrisë në Prishtinë, ku qëndroj 18 ditë, por pa rezultat, jemi detyru me marr rrugë jasht vendit, pasi qe ishin procedurat e gjata për me dergu dikun në Europ ishim të detyruar ta dergojm në spitalin Tirsova të Beogradit ku gjendet tash e 10 javë, dhe ende është në Stacionin intenzivë , atje është diagnostifikuar me një infeksion virusal në mushkri që quhet (Cytomegalovirus interstital pneumonia- CMV), pasi diagnoza i është vonuar deri sa e kanë zbuluar, tash edhe terapia nuk i ka dhan rezultatet e pritshme nga Mjekët, por është në përmirsim e sipër mirpo me hapa shumë të ngadalshëm.
Deri tash, bashk me ndihmën e Familjarve, miqve e dashamirve ja kemi dal disi ti mbulojm kostot e Spitalit dhe mjekimit të Unikut (mesatarja e qëndrimit per një natë në Stacionin intenzivë të Spitalit të fëmijëve Tirsova në Beograd është 300€), por mbasi mjekimi deri tash zgjati 2 muaj e gjysmë dhe fatkeqsisht nuk e dim se edhe sa do të zgjat jemi detyruar të kerkojm ndihm te të gjithë populli.”, është shkruar në një postim në facebook nga familja Statovci.

Valmir Statovci
BKT
Nr i Xhirollogaris : 1901573890321122
Iban : XK051901573890321122
SWIFT CODE: NCBAXKPR

Flash Lajme

Më të lexuarat