Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Gjermani janë mbledhur për të protestuar para takimit të liderëve të Kosovës me Angela Merkelin dhe Emmanuel Macronin në Berlin.

Ata në duar po mbajnë parulla si “Stop bosnjëzimit të Kosovës”, “Rreziku nga Zajednica” , “Stop padrejtësive ndaj shqiptarëve që nga viti 1878”, “Stop eksperimenteve me Republikën e Kosovës”, dhe një tjetër që i dedikohet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, që thotë “Kali i Brojës”.

Salih Abazi, aktivist i VV-së në Gjermani, ka thënë për KTV-në se arsyeja e kësaj proteste është mos-lejimi i marrjes së vendimeve për Kosovën nga një president që, siç thotë ai, “ka punuar për Millosheviqin”, duke iu referuar presidentit Serb, Aleksandar Vuçiq, dhe nga një president i zgjedhur me dhunë, duke iu referuar Thaçit.

“Nuk mund të lejojmë që të vendosin për Kosovën një president që ka punuar për Millosheviqin dhe një president kriminel (Thaçi) që është zgjedhur me dhunë president”, ka thënë Abazi.

Merkel e Macron kanë mbledhur në një takim në Berlin liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar për shumë tema, e ndër to do të jetë edhe zgjidhja mes Kosovës e Serbisë.

Flash Lajme

Më të lexuarat