Gazeta “Kosova sot”, ka njoftuar të gjithë lexuesit, se sot ishte numri i fundit i saj.

Sipas njoftimit të kësaj gazete, kjo mbyllje do të ndodhë përkohësisht, ndërsa vendimi është marrë për shkak të një bashkëpunimi të pamundur aktual me rrjetin e shitjes së gazetave.

“Përgjatë këtyre 21 vjetëve kemi kaluar sfida të rënda, kemi mbijetuar edhe pas flakëve të regjimit serb, por aktualisht, kriza e shpërndarjes së shtypit në Kosovë na detyron të hedhim këtë hap, gjithsesi jo të përhershëm”, thuhet në njoftimin e gazetës.

Sipas njoftimit, kjo është një goditje për lirinë e medias. Në fund, gazeta “Kosova sot” ka falënderuar lexuesit e saj.

Momentalisht, në Kosovë, kanë mbetur katër gazeta të shtypura. Kombëtarja “Bota sot” prinë në tregun mediatik të shtypur në Kosovë.

Flash Lajme

Më të lexuarat