Haradinaj ka thënë se Kosova është në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen

Haradinaj ka thënë se Kosova është në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi në NATO është synim shtetëror dhe qytetar i Kosovës.

“Ne jemi në rresht me vendet demokratike për të mbështetur paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij “Facebook”.

I pari i ekzekutivit është shprehur tutje se forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO./21Media

Flash Lajme

Më të lexuarat