Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pas shkrimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili të mërkurën tha se nuk i ka bërë presion Haradinajt për heqje të taksës, siç kishte thënë kryeministri i Kosovës.

Shefi i qeverisë në Kosovë u ka thënë gazetarëve se do të tregojë të vërtetën çdo herë, edhe kur të tjerëve nuk u pëlqen. ‘Rrno për me tregu’, ka thënë Haradinaj duke cituar At Zef Pllumin.

Kryeministri i Kosovës ka thënë se i ka vëllezër të gjithë shqiptarët, pavarësisht a janë të majtë apo të djathtë.

Ai nuk ka pranuar të komentojë gjatë fjalët e Edi Ramës, veçse tha se do të tregojë cdo herë të vërtetën, për hir të transparencës.

Haradinaj: Do të tregoj të vërtetën edhe pse dikujt nuk i pëlqen

“Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit dhe motrat e mija, ua kam borxh të vërtetën. Atë që e ka thënë At Zef Pllumi, ‘rrno me tregu’, do t’ u tregoj të vërtetën, edhe kur ju pëlqen edhe kur nuk u pëlqen dikujt, do u tregoj sepse jemi në obligim ndaj qytetarëve tonë, të një transparence të asaj që po ndodh në këto procese të interesit nacional, këtë do ta bëj edhe në të ardhmen”, tha Haradinaj.

Haradinaj kishte thënë se ka pasur presion edhe nga kryeministri i Shqipërisë për heqje të taksës ndaj produkteve serbe.

Pastaj dje, përmes rrjeteve sociale kishte reaguar kryeministri i Shqipërisë i cili kishte thënë se Haradinaj ka gënjyar sa për ‘të dalë burrë i mirë”.

“Si rregull udhëheqësit nuk i komentojnë në publik bisedat mes tyre e sidomos ato informale, aq më tepër pa rënë dakord paraprakisht dhe lëre pastaj t’i shtrembërojnë, duke gënjyer për të dale ‘burra te mire’ para popullit të tyre, si të ishin duke shitur mish në pazar. Me vjen sinqerisht keq që miku im Ramush, nuk e ka mësuar ende këtë rregull kaq të thjeshte, megjithëse normalisht ky s’është as ndonjë rregull udhëheqësish në fakt, po një normë elementare mirëkuptimi njerëzor. Nuk është hera e parë që e bën, po është hera më e gabuar dhe prandaj këtë herë, s’e kaloj dot në heshtje si të tjera. Askush s’i ka bërë Ramushit presion në Berlin për të hequr taksen. Unë jo e jo. Madje askush as ia ka kërkuar hiç që ta heqë taksen! Unë jo e jo. Përkundrazi”, kishte shkuar ndër të tjera Rama.

Haradinaj i përgjigjet Edi Ramës: Shyqyr që ishte dikush aty dhe e di të vërtetën

Ramush Haradinaj nuk ka dashur të merret shumë më deklaratën e djeshme të Edi Ramës ku ndër të tjera ai ka thënë se kryeministri i Kosovës ka gënjyer kur ka thënë se Rama ia kërkoi heqjen e taksës.

Pas insistimeve nga gazetarët, Haradinaj ka patur një përgjigje të shkurër.

“Shqiptarët e majtë dhe të djathtë janë vëllezërit e mi. Mendoj se e kemi obligim transparencën. Shyqyr aty dikush që është me tregu të vërtetën” ka thënë Haradinaj.

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All