Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu thotë se Kuvendi i Kosovës nuk varet nga votat e Listës Serbe, por nga mungesa e numrave të subjekteve të tjera politike.


Sipas Kryeziut, roli aktual i Partisë Socialdemokrate e ka bërë të panevojshëm votën e Listës Serbe për funksionimin e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Duke folur për aktivitetin e Listës Serbe në Kosovë, dhe zgjedhjet që do të mbahen më 19 maj në veri të Kosovës, Kryeziu thotë se pavarësisht që në zgjedhje do të marrë pjesë edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, është një numër i vogël i qytetarëve shqiptarë, dhe atje ende vota është e bazuar në etni.

Sipas tij, Beogradi e ka ushtruar një presion shumë të madh e tani ka krijuar një diversitet politik të cilin e ka koncentruar në Listën Serbe, dhe kjo nuk i shërben shumë demokracisë./KosovaPress/

Loading...


Flash Lajme

Më të lexuarat