Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili gjendet në Tiranë, ku po mbahet Samiti Bërdo – Brijuni, është takuar edhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Thaçi e ka afirmuar përsëri idenë për “korrigjimin” e kufirit mes Kosovës e Serbisë, të cilin tani e quan “korrigjim i padrejtësive historike”.


Thaçi ka thënë se ai dhe Rama kanë biseduar për për hapjen e kufirit Kosovë- Shqipëri, për një hapësirë shqiptare pa kufi, dhe për bashkangjitjen e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës me territorin e Kosovës.
Postimi i plotë i Thaçit:
Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. HTH

Flash Lajme

Më të lexuarat