Gjilan, 100 të rinj po trajnohen në ndërmarrësi

Sot në Gjilan ka filluar implementimi i projektit për trajnim 3 ditor për 100 pjesëmarrës nga dy komunat partnere, Gjilani dhe Komunova, i financuar nga BE.

“Interesimi i të rinjve për trajnimet në ndërmarrësi është i jashtëzakonshëm. 100 të rinj dhe fermer aktiv nga Gjilani dhe Kumanova, po trajnohen në ndërmarrësi”.

Ky është postimi i plotë:

Në kuadër të projektit për bashkëpunim ndërkufitar “Tregu i qëndrueshëm për produkte të freskëta të fermerëve në zonën ndërkufitare të Komunës së Gjilanit dhe Kumanovës”, i financuar nga Bashkimi Evropian, sot kanë filluar trajnimet 3 ditore për 100 pjesëmarrës nga dy komunat partnere.

Menaxheri i projektit, Eroll Januzi ka thënë se që nga fillimi në këtë projekt kishte një interesim të jashtëzakonshëm dhe i tillë po mbetet në vazhdimësi.

Interesimi i të rinjve për trajnimet në ndërmarrësi është i jashtëzakonshëm. 100 të rinj dhe fermer aktiv nga Gjilani dhe Kumanova, po trajnohen në ndërmarrësi. Programi ka për qëllim që t’i bashkoj interesat e dy palëve, në realizimin dhe ndërtimin e një tregu të vogël të përbashkët, duke u organizuar dhe trajnuar të rinjtë në ndërmarrësi por edhe duke ndërtuar kapacitete të përbashkëta që në të ardhmen pse jo edhe shkëmbimin e mallrave.

Për ndryshe, ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe zbatuar nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Komunën e Kumanovës.

  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All