5 shenja që tregojnë se jeni rrethuar nga njerëz manipulues

Manipulimi është një formë e abuzimit psikologjik që ju bën të brengoseni për identitetin tuaj. Dritare.net do ju tregojë shenjat qe sinjalizojnë se njerëzit duan t’ju manipulojnë, apo e thënë në një formë tjetër, t’ju kontrollojnë mendjen, realitetin dhe jetën tuaj.

  1. Ju korrigjon gjithë kohës- Nëse ju jeni duke treguar një histori, një manipulues do ju ndërpresë duke ju thënë “jo nuk ndodhi ashtu”, ose “po e tregoni ngjarjen gabim”, veçanërisht nëse jeni duke treguar një ngjarje që lidhet me të. Në këtë rast, sipas studimeve, ju filloni të mos besoni në veten tuaj dhe mendoni se keni një kujtesë të gabuar.
  2. Është një gënjeshtar i përhershëm Një mashtrues do ju bëjë të mendoni se gjërat shkuan ndryshe, jo ashtu siç ju i keni parë, apo dëgjuar. Ai dëshiron të manipulojë dhe e vërteta juve do ju duket e rreme, duke ju shkaktuar një konfuzion të madh në mendje. Një gënjeshtar mund të mashtrojë edhe për situata që janë të absolutisht të vërteta, vetëm që të nxjerrin veten të pastër.
  3. Ju fajëson juve për gabimet- Si një manipulues, abuzuesi mendon se nuk bën asnjëherë gabime dhe nëse diçka shkon keq, nuk është faji i tij, por i juaji. Manipuluesit mendojnë se ata nuk janë kurrë gabim dhe e mohojnë gabimin e vetë, edhe kur e dinë se janë fajtor. Ai do bëjë çdo gjë, që ju të dënoheni për gabimin e tij.
  4. Dëshiron të ketë gjithmonë të drejtë- Një mashtrues do e thotë diçka të gabuar, si të saktë, sepse ai dëshiron të duket se gjithmonë ka të drejtë. Akti i thjeshtë për të qenë i sfiduar, është i patolerueshëm dhe i papranueshëm për mashtruesit. Ai jo vetëm do të ketë gjithmonë të drejtë, por dhe dëshiron t’ju bëjë dhe juve të mendoni se ai ka të drejtë.
  5. Ai ju nënshtron- Një abuzues dhe manipulues do hiperbolizojë veprimet tuaja dhe do ju bëjë të mendoni se jeni shumë të ndjeshëm ose reagoni në mënyrë impulsive. Ai do ju bëjë të kuptoni se ajo që ai ka bërë gabim nuk ishte dhe aq shqetësuese. Këtu ju do filloni të mendoni se po reagoni shumë ashpër, dhe do filloni t’i nënshtroheni atij, duke e pyetur si mund të reagojë në situata të tilla.
  • WhatsApp
  • Tweet
  • Shtype
Loading...

Postime të lidhura

Flash Lajme

Më të lexuarat